image E rëndë: Këta janë dy mërgimtarët që vdiqën tragjikisht në një aksident trafiku

Ekskluzive

E rëndë: Këta janë dy mërgimtarët që vdiqën tragjikisht në një aksident trafiku

news image

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmë për dy familjet kosovare. Dy nga më të dashurit e familjes Hoxhaj dhe Rexhepi, humbën jetën tragjikisht pasi nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të marra nga një aksident trafiku, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet e veta, dy viktimat e këtij aksidenti janë mërgimtarët Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi.

Viktima, Kushtrim Hoxhaj
Viktima, Jetmir Rexhepi

Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.

Lajmin tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave, të cilët thanë se miqtë e të afërmit e tyre do të njoftohen për ceremonitë e varrimit.

/GazetaSinjali/