image Sërish bllokohet Rruga e Arbrit

Shqipëri

Sërish bllokohet Rruga e Arbrit

news image

Është bllokuar Rruga e Arbrit për shkak të reshjeve të mëdha të borës, trashësia e të cilës ka shkuar në 20 centimetra, raportojnë mediat në Shqipëri.

Policia ka bllokuar Bypassin e Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës.

Kësisoj nuk lejohet as kalimi i mjeteve në mënyrë që të parandalohen aksidentet dhe të mos pengojnë mjetet borëpastruese.

Kjo nuk është hera e parë që Rruga e Arbrit bllokohet për këtë vit. Moti i keq me ngrica dhe dëbora e rënë e cila ka arritur nivele të larta të trashësisë kanë qenë shkaktarë që për këtë vit shoferët dhe pasagjerët të përballen me vështirë në Rrugën e Arbrit. 

/GazetaSinjali/