image Sërish Kuvendi pa kuorum, shtyhet votimi i marrëveshjes me Bankën Evropiane

Politikë

Sërish Kuvendi pa kuorum, shtyhet votimi i marrëveshjes me Bankën Evropiane

news image

Kuvendi i Kosovës nuk ka as sot kuorum për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me Bankën Evropiane, njofton Gazeta Sinjali.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tregoi se pika për “Ratifikimin e amandamentitmit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10” do të shtyhet për më vonë.

Votimi 08/L006 për ratifikimin e amandamentitmit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 Për shkak që prapë mungon kuorumi këtë pikë do ta shtyjmë më vonë”, tha ajo.

/GazetaSinjali/