image Serbja 21-vjeçare tradhton burrin 74-vjeçar me një pensionist më të ri

Serbja 21-vjeçare tradhton burrin 74-vjeçar me një pensionist më të ri

news image

Milijana Boziç është një vajzë në Serbi që ka marrë famë me një emision “reality”, në të cilin ajo u martua me një 74-vjeçar, këtë shtator.

Por pa mbushur dy muaj nisën të qarkullojnë foto të sajat me një tjetër burrë të moshuar, që nuk ishte i shoqi.

Vajza shkroi se kushdo që ka publikuar fotot, do të hidhet në gjyq, dhe tha se fotot ishin bërë më përpara.

Por nuk mjaftoi aq, dhe tani është fotografuar me një pensionist të tretë, këtë herë 60 vjeç, dhe pamjet janë transmetuar në emisionin “reality” ku ajo vazhdon të konkurrojë si njëri çift kundër çifteve të tjera.

Bashkëshorti i saj ndihet i fyer dhe ka thënë që nëse është e vërtetë që e ka tradhtuar, konflikti i tyre raportohet se do të vazhdojë edhe pas emisionit.