COVID-19

Të infektuar

1147

Të shëruar

874

Të vdekur

30

Botë/ Tradhtia nuk është krim në Indi, burrat i mashtrojnë bashkëshortet e tyre, disa prej tyre edhe i rrahin

news image

Gjykata e lartë në Indi në vitin 2018 kishte vendosur që tradhtia bashkëshortore nuk ishte më krim.

Pas këtij vendimi, numri i njerëzve që po mashtrojnë partnerët e tyre është rritur dukshëm, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas një raporti të një gazete, gati një milion indianë mashtrojnë partnerët e tyre përmes rrjeteve sociale.

Në një video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se si burri e rrah gruan e tij. Një oficer policor në Indi ka sulmuar gruan e tij, pasi ajo kishte dyshuar për një lidhje jashtëmartesore të burrit të saj.

Narendra Suryavanshi, i cili ishte polic në qytetin e Gandhwani, po qëndronte në Manawar, 58 km larg gruas së tij, i cili dyshohej se ishte me një grua tjetër. 

Pas kësaj, gruaja kishte mosmarrëveshje me policin, i cili rrahu gruan se konfrontoi me të. Suryavanshi që nga ai rast është shkarkuar nga detyra e tij.

Tradhtia bashkëshortore është e ndaluar me Sheriat ose Ligjin Islamik, andaj është vepër penale në vendet islamike si: Irani, Arabia Saudite, Afganistani Pakistani, Bangladeshi dhe Somalia. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: