image "Serbinë e presin kohë sfiduese", Vuçiq u tregon serbëve se çfarë duhet të bëjnë

Rajon

“Serbinë e presin kohë sfiduese”, Vuçiq u tregon serbëve se çfarë duhet të bëjnë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar në Instagram se Serbia po përballet me kohë sfiduese dhe për këtë arsye të gjithë duhet të jenë të bashkuar dhe siç tha ai “të mbrojnë interesat e vendit”.

Vuçiq, duke përmbledhur javën e kaluar, shkroi se gjatë kësaj periudhe u dëshmua se rezultatet e mira arrihen me këmbëngulje.

“Na presin kohë sfiduese, prandaj duhet të jemi të bashkuar, punëtor, të mbrojmë interesat e Serbisë dhe të japim kontributin maksimal në zhvillimin e saj”, tha Vuçiq.

Gjatë ditës së djeshme, foli edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill duke thënë se do të jetë një periudhë vendimtare për Serbinë.

“Ne nuk mbështesim asnjë media. Ajo që ne bëjmë është të mbështesim atë që njerëzit thonë në situata të caktuara. Ky është një vit shumë traumatik për Serbinë me ato vrasje dhe të shtëna të tmerrshme në fillim të majit. Fatkeqësisht, ne kemi shumë gjëra në SHBA dhe e di që nuk ishte një tronditje e vogël dhe e kuptoj që kjo është një periudhë e ngarkuar. Gjithashtu, kjo është një periudhë vendimtare për Serbinë. Mendoj se ka mundësi të mëdha që Serbia të sjellë disa ndryshime thelbësore”, tha Hill në Dnevnik Nova S.

/GazetaSinjali/