image Serbia voton për ndryshime kushtetuese

Rajon

Serbia voton për ndryshime kushtetuese

news image

Qytetarët e Serbisë, më 16 janar të vitit 2022, do të deklarohen me “po” apo “jo” për një pyetje: “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.

Kjo do të jetë pyetja në referendumin që do të vendosë nëse Serbia do të ndryshojë Kushtetutën, pra aktin më të lartë juridik në vend, shkruan REL, përcjell Gazeta Sinjali.

Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe Serbia është obliguar për to në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Siç kanë shpjeguar vazhdimisht përfaqësuesit e BE-së, qëllimi i ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë është që të arrihet një gjyqësor i pavarur, pa ndikim politik dhe për sundim të ligjit.

Njëkohësisht, këto janë kushtet kryesore për përparimin në integrimet evropiane dhe për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Nëse ndryshimet miratohen, sipas autoriteteve të Serbisë, politika do të përjashtohet nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve./Gazeta Sinjali/