image Serbia pezullon punën në pikat kufitare të Jarinjes dhe Bërnjakut - Sinjali

Serbia pezullon punën në pikat kufitare të Jarinjes dhe Bërnjakut

news image

E ashtuquajtur Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka njoftuar se puna në vendkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak nga ana e Serbisë do të fillojë të hënën më 4 tetor në orën 08:00, transmeton Gazeta Sinjali.

Periudha deri në fillimin e zbatimit të pikës së dytë nga marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave do të shfrytëzohet për përgatitjen e plotë operacionale dhe logjistike të zyrtarëve të Beogradit për aplikimin e afisheve (stickers) te këto pikëkalime, shkruan KoSSev.

Sipas njoftimit ky pezullim i punës nga ana e Serbisë po bëhet për shkak se kësaj të fundit i duhet kohë për të bërë përgatitjet e nevojshme të sistemit për aplikimin e afisheve.

Nga e hëna, qytetarët që do të hyjnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nga Serbia do të pajisen me afishe për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë në targat e veturave në të gjitha vendkalimet.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin