image Serbia mëson se nga cilat shtete i erdhën kërcënimet për bomba

Rajon

Serbia mëson se nga cilat shtete i erdhën kërcënimet për bomba

news image

Serbia është përballur gjatë javës që kaloi me një sërë kërcënimesh për vendosjen e bombave në institucionet shtetërore të Beogradit, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërsa sot, Ministria e Brendshme e Serbisë ka identifikuar adresat se nga cilat shtete kanë ardhur kërcënimet.

Aty është përcaktuar se tetë kërcënime kanë qenë nga këto adresa nga Polonia, katër nga Gambia, dy nga Irani dhe Nigeria dhe një nga Ukraina, Sllovenia dhe Rusia.

Ndryshe, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha dje se raportimet për bombat në Serbi janë presion nga jashtë për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe presionet janë të pabesueshme nga dita në ditë dhe kërcënimet për bomba janë presione nga jashtë për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Bërnabiq.

/GazetaSinjali/