Sot në Kosovë u përkujtua 21 vjetori i Masakrës së Reçakut.
Zëdhënsja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, përmes një shkrimi të publikuar në profilin e saj në Twitter, i ka përçuar një mesazh mjaft të qartë Serbisë në lidhje me Masakrën e Reçakut, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ajo çfarë ka ndodhur në Reçak dhe mizoritë që janë kryer në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë. Mohimi i tyre është kundër vlerave të Bashkimit Europian dhe kundër projektit për integrim të Ballkanit Perëndimor. Vlerësimi i sinqertë dhe i mirfilltë i të kaluarës është i nevojshëm për respekt ndaj viktimave“, ka shkruar ajo në Twitter.
Presidenti i Serbisë kishte deklaruar publikisht që masakra e Reçakut nuk ishte asgjë tjetër veç se fabrikim i ambasadorit të OSBE-së, William Walker.
Walker atë kohë ishte dërguar personalisht për të parë nga afër krimin kundër njerëzimit./Gazeta Sinjali/