image Hoti nga Reçaku: Këta trupa nuk do të jenë të qetë derisa të dënohen ata që i vranë

Kosovë

Hoti nga Reçaku: Këta trupa nuk do të jenë të qetë derisa të dënohen ata që i vranë

news image

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka bërë homazhe në Reçak, 22 vjet pas masakrës më të dhimbshme kundër njerëzimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë fjalimit të tij, Hoti ka thënë se Reçaku është vend i veçantë dhe se drejtësia nganjëherë vonon por do të vendoset një herë e përgjithmonë.

Sot në këtë ditë të veçantë, me bashkëpunëtorë, anëtarë të kabinetit kemi bërë nderime në këtë vend ku ka ndodhur ngjarje e tmerrshme. Në Kosovë kanë ndodhur plot ngjarje të tmerrshme, masakra gjithandej. Fillimi i vitit gjithmonë është i dhimbshëm për plot familje por ky vend është më i veçantë. Ngjarja që ka ndodhur këtu ka sensibilizuar mbarë botën për gjendjen, terrorin, vrasjet që në atë kohë kanë ndodhur në Kosovë“, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se këta trupa nuk do të jenë të qetë derisa të dënohen ata që i kanë kryer këto vepra.

“Asnjëherë nuk do të jenë të qetë këta trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar. Drejtësia nganjëherë vonon por do të vendoset një herë e përgjithmonë”, tha Kryeministri në detyrë.

/Gazeta Sinjali/