image Serbia kushtëzon dialogun me Kosovën/ Këto janë katër kushtet

Rajon

Serbia kushtëzon dialogun me Kosovën/ Këto janë katër kushtet

news image

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi po kushtëzohet nga Beogradi për përmbushjen e katër kërkesave, të cilat sipas mediave serbe dalin nga marrëveshjet e nënshkruara më herët në Bruksel. Sipas këtyre mediave këto kërkesa janë penguar dhe refuzuar nga Kosova prej vitesh.

Novosti shkruan se nga kërkesat e para është formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kurse, kërkesa e dytë është mos dërgimi i Policisë me armatim të rënë në veri pa lejen e KFOR-it dhe miratimin e asociacionit serb.

Tutje Novosti shkruan se kërkesa e tretë është formimi i dy kompanive serbe për shpërndarje të rrymës për serbët në veri dhe kërkesa e katër është që trupat gjykues për rastet në veri të jenë në raport 2 me 1, në favor të serbëve.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës që nga dita e hënë ka vendosur reciprocitet për targat e automjeteve me Serbinë. /Gazeta Sinjali/