image Serbia konfirmon gjetjen e një varreze masive afër Rashkës, mendohet se janë trupat e 15 shqiptarëve

Kosovë

Serbia konfirmon gjetjen e një varreze masive afër Rashkës, mendohet se janë trupat e 15 shqiptarëve

news image

Velko Odaloviq, kryetar i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, ka konfirmuar sot se në një gurore në Kizhevik afër Rashkës janë gjetur mbetje mortore, shkruan Gazeta Sinjali.

Odaloviq tha se ata trupa janë gjetur dje dhe se lokacionin e ka siguruar policia.

“Puna jonë është transparente, ne kemi një ekip profesional shumë kompetent. Siç kemi vepruar me vendndodhjen në Rudnicë, kështu që ne po punojmë për këtë, në lidhje me të cilën janë kryer kontrolle në 4-5 vitet e fundit”, tha Odaloviq për portalin Kossev.

Ai nuk ka mundur të konfirmojë njoftimet e Fondit për të Drejtën Humanitare se bëhet fjalë për 15 trupa civilësh shqiptarë nga Rezalla, Zabeli dhe Gllanasella, të cilët janë të zhdukur nga lufta e Kosovës.

“Tani për tani, është ende çështje e personave të paidentifikuar. Vetëm kur të bëhet analiza e ADN-së, identiteti i tyre konfirmohet”, tha Odaloviq. /Gazeta Sinjali/