image Deklaratat e Kurtit ndaj Vuçiqit për Asociacion, reagon Serbia: Ai po tallet me dialogun dhe po i ofendon serbët

Politikë

Deklaratat e Kurtit ndaj Vuçiqit për Asociacion, reagon Serbia: Ai po tallet me dialogun dhe po i ofendon serbët

news image

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar edhe ofertën e tij për vetëmeanxhimin e serbëve të Kosovës në një Asociacion që ai vetë do ta hartonte e propozonte.

Staroviq tha se Kurti me këtë konfirmoi arrogancën e tij, teksa shtoi se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është përcaktuar me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

“Kur përpiqeni të jeni të zgjuar, por vetëm konfirmoni arrogancën tuaj. AKS-ja është e përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën #Kosova* e nënshkroi dhe e ratifikoi. Kurti, duke ofruar të cilësojë si një akt bujarie, po tallet me dialogun dhe po i ofendon serbët. Marrëveshjet e mëparshme përcaktojnë qartë se kush do ta hartojë statutin e AKS-së dhe definitivisht nuk është Kurti, por vetë serbët vendas.” – ka shkruar Staroviq në Twitter.

/GazetaSinjali/