image Serbia fton qytetarët nga Bosnja dhe Hercegovina të marrin vaksinën antiCOVID pa dallim

Rajon

Serbia fton qytetarët nga Bosnja dhe Hercegovina të marrin vaksinën antiCOVID pa dallim

news image

Shumë qytetarë nga Bosnja dhe Hercegovina janë vaksinuar në Serbi gjatë ditëve të fundit, raporton Klix.ba, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas këtij mediumi, numri i personave nga Bosnja dhe Hercegovina që marrin vaksinën antiCOVID në Serbi do të rritet.

Deri më tash, ata që dëshironin të vaksinoheshin duhej të paraqiteshin përmes Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, por që tash edhe kjo pengesë është larguar, mjafton pasaporta dhe paraqitja.

Qytetarët e intervistuar nga Klix.ba janë shprehur të ndarë sa i përket asaj nëse duhet të shkojnë për vaksinim në Serbi apo jo.

Ndërkohë, Bosnjë-Hercegovina ka pranuar sot dërgesën e parë nga programi COVAX. Bëhet fjalë për 23 mijë e 400 doza të Pfizerit.

Bosnja ka marrë ndihmë edhe nga Turqia, 30 mijë doza dhe nga Serbia 10 doza.

Serbia është ndër vendet që ka siguruar më së shumti vaksina në Evropë për kokë banori, falë dërgesave nga Rusia e Kina. Falë kësaj, Serbia ka ftuar edhe serbët e Kosovës për vaksinim në disa qendra.

/Gazeta Sinjali/