image Serbia fillon vaksinimin antiCOVID në Veri të Kosovës

Kosovë

Serbia fillon vaksinimin antiCOVID në Veri të Kosovës

news image

Vaksinimi antiCOVID përmes vaksinës së kompanisë farmaceutike ‘Pfizer’ ka filluar edhe në veri të Kosovës, ndërsa shumë të moshuar kanë filluar pritjen në radhë dhe siç shihet interesimi për të marrë vaksinën është i madh, shkruan Gazeta Sinjali.

Fillimi i vaksinimit në veri të Kosovës u konfirmua edhe nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vaksinimi filloi në Leposaviq, dhe do të vazhdojë kudo në Veri. Fillimisht do të vaksinohen të moshuarit mbi 75 vjeç, pastaj të tjerët” ka thënë Vuçiq.

Vaksinimi do të fillojë më vonë sot në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë ditës së nesërme në Zubon Potok e Zveqan.

Sasitë e para të vaksinës nga kompania “Pfizer-BioNTech” arritën në Serbi të martën dhe vetëm tre ditë më pas mijëra sasi janë nisur në pjesën Veriore të Kosovës.

Gazeta Sinjali po ashtu tentoi të marrë informacione nga Ministria e Shëndetësisë, por të njëjtit ishin të paqasshëm.

/Gazeta Sinjali/