image Serbia falënderon shtetin që e njeh Kosovën: Ishte në dy raste kundër tyre

Kosovë

Serbia falënderon shtetin që e njeh Kosovën: Ishte në dy raste kundër tyre

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka falënderuar Japoninë lidhur me qëndrimin e këtij shteti kundër Kosovës. Edhe pse Japonia e ka pranuar shtetin e Kosovës, sipas Bërnabiq, Japonia ka kundërshtuar dy herë Kosovën.

Në një takim të zhvilluar me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, ajo ka thënë se kanë biseduar për marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Japonisë.  I ka cilësuar si raportet më të mira që kanë qenë ndonjëherë.

“Në përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe INTERPOL, ata janë përmbajtur nga votimi, andaj praktikisht janë në anën tonë”, ka deklaruar ajo pas takimit.

Përveç Kosovës, Bërnabiq dhe kryeministri japonez kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet e dy shteteve në aspektin politikë dhe ekonomik. Kryeministri japonez, Serbinë e ka konsideruar si partner të rëndësishëm të Japonisë në Ballkanin Perendimor./Gazeta Sinjali/