image Serbia ekspozon arsenalin e saj të ri ushtarak kinez

Rajon

Serbia ekspozon arsenalin e saj të ri ushtarak kinez

news image

Serbia ekspozon aftësitë e saj ushtarake. Në një stërvitje të organizuar në një aeroport pranë Beogradit dhe që duket një demonstrim i mirëfilltë force.

Vëmendja ishte përqendruar në sistemin e ri të mbrojtjes që i është dorëzuar nga Pekini disa javë më parë dhe që prezantohet për herë të parë në publik.

Dorëzimi i raketave të sofistikuara tokë – ajër HQ22 është një bashkëpunim dy palësh i thjeshët dhe i zakonshëm, që nuk ka të bëjë fare me situatën aktuale në Ukrainë, sipas deklaratave të autoriteteve kineze, shkruan abcnews.

Evropa e sheh me shumë shqetësim riarmatimin serb. Beogradi është shumë i lidhur me Moskën për arsye historike, fetare dhe kulturore.

/GazetaSinjali/