image Serbia e palëkundur: Nuk i vendosim sanksione Rusisë

Rajon

Serbia e palëkundur: Nuk i vendosim sanksione Rusisë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se shteti i tij nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas agresionit që filloi në Ukrainë më 24 shkurt.

Vulin u përgjigj ndaj raportimeve se një gjë e tillë mund të ndodhte pas zgjedhjeve në Serbi.

 “Edhe pas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2012, çdo ditë thoshin se do ta njohim Kosovën. Aleksandar Vuçiq nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë këtë, dhe e njëjta vlen edhe për sanksionet kundër Rusisë”, tha Vulin, shkruan Tanjug.

Ai po ashtu bëri të ditur se Vuçiq, sot në orën 11 do t’i drejtohet portalit Informer dhe ndër të tjera do t’i përgjigjet fjalimeve të fundit të Albin Kurtit dhe Milo Gjukanoviqit.

/GazetaSinjali/