image Serbia blen raketa nga Rusia, reagon presidenca: Po rrezikohet paqja në Ballkan - Sinjali

Serbia blen raketa nga Rusia, reagon presidenca: Po rrezikohet paqja në Ballkan

news image

Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi që Serbia ka vazhduar me armatosjen e saj nga Rusia, kësaj radhe duke blerë edhe raketa nga Moska.

Kryekëshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se ky akt i Serbisë po e rrezikon edhe më tej paqen në Ballkan.

Sipas tij, Rusia po e përdor Serbinë për të rivendosur ndikimin e saj kundër SHBA-ve dhe se ky akt siç thotë ai duhet të sanksionohet.

“Blerja e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiq rrezikon më tej paqen në rajonin tonë. Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjeti i Rusisë për të rivendosur sferat e influencës kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë. Si e tillë, blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen”, ka shkruar ai në një postim në Twitter/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin