image Serbia apelon te qytetarët e saj jashtë vendit: Mos ejani!

Rajon

Rajon/ Serbia apelon te qytetarët e saj jashtë vendit: Mos ejani!

news image

Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga qytetarët e saj që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit të mos kthehen në vendlindje gjatë kësaj kohe dhe t’i shtyjnë pushimet deri në kohë të pacaktuar, për shkak të situatës në vend të shkaktuar nga koronavirusi.

Ky apel vlen posaçërisht për shtetasit serbë që planifikojnë të vijnë nga vende ose zona që janë të prekura me COVID-19, shkruan B92.

“Në përputhje me masat e marra nga Qeveria e Republikës së Serbisë për të parandaluar përhapjen dhe kontrollin e sëmundjes infektive COVID-19, qytetarët që vijnë në Serbi nga fokusi i epidemisë, në veçanti nga Konfederata Zvicerane, Republika e Italisë, Republika Islamike e Iranit, Rumania, Mbretëria e Spanjës, Republika Federale e Gjermanisë, Republika Franceze, Republika e Austrisë, Republika e Sllovenisë ose Republika Greke do të dërgohen për izolim për 28 ditë”, thuhet në njoftim.

Sipas vendimit të qeverisë serbe, të gjithë ata që vijnë nga shtetet e tjera e që kanë probleme me sëmundje akute të frymëmarrjes do të detyrohen të qëndrojnë të vetizoluar për 14 ditë në shtëpitë e tyre në rast se nuk paraqesin simptoma të koronavirusit./GazetaSinjali/