image Serbia: Anëtarësimi i Kosovës në KiE është hequr nga rendi i ditës

Politikë

Serbia: Anëtarësimi i Kosovës në KiE është hequr nga rendi i ditës

news image

Ambasadorja në Misionin e Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviq ka deklaruar se është e pasigurtë nëse çështja e Kosovës do të jetë në agjendën e KiE-së.

Sipas raportimeve, misioni serb në Strasburg i ka thënë RTS-it se Beogradi ka arritur ta parandalojë kërkesën zyrtare për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës me përpjekje intensive diplomatike.

“Por se procedurat janë të tilla që nuk do të dihet deri në momentin e fundit”.

“Për momentin, Serbia ka arritur të bindë shumicën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës (KE) se kërkesa e Prishtinës për pranim në KE nuk duhet të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave, tha ambasadori në Misionin e Serbia në KiE Aleksandra Gjuroviq”, thuhet në shkrimin e Tanjugut.

Kërkesën zyrtare për pranim në Këshillin e Evropës, Kosova e ka dorëzuar në mes të majit dhe për këtë është dashur të diskutohet sot në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

/GazetaSinjali/