image Serbët e veriut preferojnë diplomaci, e jo luftë në Ukrainë

Kosovë

Serbët e veriut preferojnë diplomaci, e jo luftë në Ukrainë

news image

Janë mijëra kilometra larg nga vendi ku po zhvillohen ngjarjet, por serbët e veriut në Kosovë po kritikojnë konfliktin e krijuar nga shteti rus në Ukrainë.

Disa nga ta deklaruan për Klan Kosova se nuk duan luftë dhe se ky zhvillim mund të trazojë më shumë ujërat mes shteteve të Evropës, por edhe botës.

Situata e krijuar pas veprimet të Kremlinit, po brengos veriorët që duan qetësi për tërë popujt në botë.

Për një serb tjetër, janë të pakuptimta pretendimet e presidentit rus për shtrirjen e autoritetit mbi Ukrainën e pavarur.

/GazetaSinjali/