image Senatorja Shaheen e shqetësuar për sigurinë në rajon: Nga Bondsteel shkuam për t’u informuar për situatën e sigurisë

Politikë

Senatorja Shaheen e shqetësuar për sigurinë në rajon: Nga Bondsteel shkuam për t’u informuar për situatën e sigurisë

news image

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, në një konferencë të përbashkët me presidenten Osmani, tha se vizituan kampin Bondsteel për t’u njohur nga afër me situatën e sigurisë në rajon.

Senatorja tha se është ndjenjë e mirë që t’i drejtohet presidentes Osmani me “zonja presidente”.

“Është ndjenjë e mirë të thuhet zonja Presidente e vlerësoj këtë, është kënaqësi të kthehem në Prishtinë dhe Kosovë, jam së bashku me dy senatorë demokrat dhe republikan. Jemi këtu sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që në Senat të shfaqim përkrahjen tonë mbipartiake se çka po ndodhë në Kosovë.Ne e vlerësojmë angazhimin që Kosova të ndihmojë me strehimin e afganëve. Gatishmëria e Kosovës të jetë një vend që afganët të qëndrojnë është shumë e rëndësishme”, tha ajo.

Senatorja Shaheen poashtu tregoi për vizitën që kanë realizuar te busti i Sekretares Albright.

“Ne e vlerësojmë të kaluarën dhe përkujtimin për Sekretaren Madeleine Albright, ne qëndruam para statujës ku është ngritur, dhe një i moshuar donte të ishte i sigurt që ne e kuptonim se sa e rëndësishme ka qenë Madeleine Albright për Kosovën”, tha ajo.

Tutje senatorja tha se janë informuar nga KFOR-i për situatën e sigurisë në rajon gjatë vizitës në kampin Bondsteel.

“Ne punojmë së bashku për të përkrahur përpjekjet e shteteve si Kosova që janë të interesuar që të anëtarësohen në NATO. Ne ndajmë shqetësimet për situatën e sigurisë në rajon dhe arsyeja që shkuam në Bondsteel ishte që të marrim informacione nga KFOR-i lidhur me sigurinë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në ideat dhe sfidat veçanërisht në ambientin e sigurisë në Evropë pas agresionit në Ukrainë. Nuk dëshirojmë që një gjë e tillë të ndodhë diku tjetër në Evropë dhe dëshirojmë që ta shohim se ka marrë fund”, tha ajo.

/GazetaSinjali/