Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili ndodhet në Beograd, në takimin e tij zyrtar me Vuçiqin, tha se shteti i tij e kupton lidhjen që ka Serbia me Rusinë, por tash është momenti ku Serbia duhet të ndërrojë qasjen.
“Washingtoni i kupton marrëdhëniet historike midis Serbisë dhe Rusisë, por shpreson se Serbia, së bashku me vendet e tjera demokratike, do të marrin pjesë në partneritet për të ndaluar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia”, tha Murphy.
Mediumi serb Tanjug thotë se ai para gazetarëve tha se është e rëndësishme që të gjitha vendet demokratike në Evropë t’i dërgojnë një mesazh të qartë Rusisë se lufta duhet të ndalet dhe të mbahet përgjegjëse.
Vuçiq pas takimit tha se përmirësimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë.
Sot ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka pritur në Beograd tre senatorë amerikanë.