image Senati nis këtë javë gjyqin kundër Trumpit

Botë

Senati nis këtë javë gjyqin kundër Trumpit

news image

Senati amerikan nis të martën gjykimin e ish-presidentit republikan të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Trumpi akuzohet për “nxitje të kryengritjes” më 6 janar.

Atë ditë, mbështetësit e tij kanë sulmuar ndërtesën e Kongresit amerikan, në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Pesë njerëz, përfshirë një polic, kanë vdekur në trazira.

Sipas një sondazhi të kryer nga ABC News dhe Qendra e Kërkimeve Ipsos, shumica e amerikanëve – 56 për qind – duan që Senati amerikan ta dënojë Trumpin dhe, në këtë mënyrë, ta ndalojë atë të udhëheqë ndonjë zyrë publike në të ardhmen.

Megjithatë, 50 demokratët e Senatit do të kenë nevojë për votat e së paku 17 republikanëve për ta dënuar ish-presidentin.

Ky rezultat duket se nuk ka gjasa të arrihet.

Shumë senatorë republikanë i kanë dënuar veprimet e Trumpit rreth trazirave në Kongres, por vetëm një pjesë e vogël e tyre ka treguar gatishmëri për ta dënuar atë. /Gazeta Sinjali/