Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar William Burnsin si drejtorin e ardhshëm të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
Votimi ishte unanim dhe pa ndonjë vërejtje.
Burnsi është një diplomat me më shumë se 30 vjet përvojë dhe ka shërbyer në administratën e Obamës si zëvendëssekretar i shtetit, ndërsa për pozitën e kreut të CIA-s ishte nominuar nga presidenti Joe Biden. /Gazeta Sinjali/