image Spiegel: CIA e paralajmëroi Berlinin për sulme të mundshme në tubacionet e gazit

Spiegel: CIA e paralajmëroi Berlinin për sulme të mundshme në tubacionet e gazit

news image

Agjencia Qendrore e Inteligjencës e ShBA-së (CIA) javë më parë kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme në tubacionet e gazit në Detin Baltik, ka thënë revista gjermane Spiegel, pasi u raportuan rrjedhje gazi në tubacionet ruse për në Gjermani.

Qeveria gjermane mori informacionin e CIA-s dhe Berlini supozon një sulm të synuar në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, raportoi Spiegel, duke cituar burime të paidentifikuara, përcjell Sinjali.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të komentonte, shtoi Spiegel.

/GazetaSinjali/