image Shefi i CIA-s e sheh Ukrainën si dështim të Putinit

Botë

Shefi i CIA-s e sheh Ukrainën si dështim të Putinit

news image

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit, William Burns thotë se ka gjasa që sulmi ndaj Ukrainës mund të shndërrohet në një nga gabimet më domethënëse dhe më të qëndrueshme të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Deri tani është e vështirë të shihet rezultati i luftës apo rezultatet Putinit, si diçka tjetër përveçse një dështim”, tha zoti Burns, në një konferencë për sigurinë kibernetike që u mbajt në Uashington të enjten.

“Rusia do të paguajë një çmim shumë të madh. Jo vetëm është ekspozuar dobësia e ushtrisë ruse, por si rezultat i kësaj do të ketë dëme afatgjata për ekonominë ruse dhe për brezat në Rusi“, tha Burns.

Vlerësimi i hapur nuk është i pari që vjen nga një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan çka paralajmëron se lufta në Ukrainë do t’i kthehet Rusisë në bumerang.

Në qershor, drejtoresha e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines tha se forcat tokësore ruse “janë degraduar deri në pikën që do t’i duhen vite për t’u rikthyer atje ku ishte, në shumë aspekte”.

Haines tha se humbjet që kishte pësuar Rusia mund ta bindin zotin Putin që të negociojë të paktën për një fund të përkohshëm të luftimeve.

Por presidenti rus duket se ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.\

/GazetaSinjali/