image Sëmundja nuk njeh festë, këto qendra shëndetësore ofrojnë shërbim 24 orësh për pacientët

Kosovë

Mjekësi/ Sëmundja nuk njeh festë, këto qendra shëndetësore ofrojnë shërbim 24 orësh për pacientët

news image

Tri Qendra të Mjekësisë Familjare dhe Qendra e Mjekësisë Urgjente do të kenë shërbim 24 orësh edhe sonte dhe nesër, më 1 dhe  2 janar.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës në kuadër për mobilizimit për t`ju ofruar kujdestari pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor gjatë datavefestive të Vitit të Ri.

Sipas njoftimit, Qendrat Mjekësore 2 dhe 6 do të ofrojnë shërbime shëndetësore vetëm deri në orën 19:00.

Më poshtë është orari:

Qendra e Kryesore e Mjekёsisё Familjare 24 h
Rr. Fehmi Agani (Qendёr )

Qendra e Mjekёsisё Familjare 2 07:00 – 19:00
Rr. Vllezёrit Fazliu (Kodra e trimave )

Qendra e Mjekёsisё Familjare 4 24h
Rr. Myrvete Maksutaj (Afёr Medresës)

Qendra e Mjekёsisё Familjare 5 24h
Rr. Nёna Tereza (Dardania)

Qendra e Mjekёsiё Familjare 6 07:00 -19:00
Rr. Hyzri Talla (Bregu i Diellit)

Qendra e Mjekёsisё Urgjente 24 h
Rr. Fehmi Lladrovci