image Semestri i dytë në UP zhvillohet fizikisht, merren vendime të reja

Arsim

Semestri i dytë në UP zhvillohet fizikisht, merren vendime të reja

news image

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se janë realizuar kërkesat e tyre pas takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes njoftimit, bëhet e ditur se semestri i dytë do të zhvillohet fizikisht.

Më poshtë, gjeni kërkesat që janë realizuar:

-Mësimi në semestrin e dytë (2020/21) do të zhvillohet fizikisht

– Do të hapen bibliotekat

– Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor (0 euro)

– Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master

– Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit të Doktoraturës

– Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e MASh

-Studentët nga Lugina e Preshevës nuk paguajnë pagesën e semestrit në vitin e parë të studimeve

– Projekti “FUNZONE” do të bëhet në 14 fakultetet e Universitetit të Prishtinës

– 50,000 euro për Bibliotekën Elektronike

– 200,000 euro për mobilitetet e studentëve ndërmjet universiteteve shqiptare në rajon./GazetaSinjali/