Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se janë realizuar kërkesat e tyre pas takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes njoftimit, bëhet e ditur se semestri i dytë do të zhvillohet fizikisht.
Më poshtë, gjeni kërkesat që janë realizuar:
-Mësimi në semestrin e dytë (2020/21) do të zhvillohet fizikisht
– Do të hapen bibliotekat
– Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor (0 euro)
– Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master
– Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit të Doktoraturës
– Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e MASh
-Studentët nga Lugina e Preshevës nuk paguajnë pagesën e semestrit në vitin e parë të studimeve
– Projekti “FUNZONE” do të bëhet në 14 fakultetet e Universitetit të Prishtinës
– 50,000 euro për Bibliotekën Elektronike
– 200,000 euro për mobilitetet e studentëve ndërmjet universiteteve shqiptare në rajon./GazetaSinjali/