image Semafori në Gjakovë gati të bie, rrezikohen qytetarët

Kosovë

Dëme/ Semafori në Gjakovë gati të bie, rrezikohen qytetarët

news image

Si pasojë e erërave të fuqishme që kanë mbizotëruar ditëve të fundit në vend, janë shkaktuar dëme materiale në disa qytete të Kosovës.

Këtyre dëmeve materiale nuk i ka shpëtuar as qyteti i Gjakovës, ku anipse nuk janë të mëdha, paraqesin rrezik për qytetarët që frekuentojnë qytetin në këmbë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas disa fotografive të dërguara nga një sinjalizues, shihet se një semafor në rrugën “UÇK”, është në rrezik të bie pasi është dëmtuar nga erërat.

This image has an empty alt attribute; its file name is 84358486_187285365811468_2732391716211392512_n-1024x768.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is 84998842_463145957923633_5048979561073606656_n-1024x768.jpg

Dëme materiale nga erërat e forta janë shkaktuar edhe në qytetin e Istogut dhe të Pejës.

Për shkak të reshjeve është marrë vendim që procesi mësimor të mos mbahet sot në komunat e Istogut, Dragashit dhe Kamenicës. /Gazeta Sinjali/