image Selmanaj tregon nëse do ta shpall kandidaturën në Prizren, kritikon qeverisjen e Haskukës

Politikë

Selmanaj tregon nëse do ta shpall kandidaturën në Prizren, kritikon qeverisjen e Haskukës

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur rreth të ardhmes së tij në politikë. Ai thotë se angazhimet e tanishme në qeveri nuk i lënë hapësirë për ndonjë gjë tjetër, por thotë se do ta mendonte seriozisht mundësinë e kandidimit për kryetar të Prizrenit, nëse i kërkohej nga partia.

 “Është nder për mua nëse eventualisht partia ime mendon që unë mund të jem kandidatura e mundshme për Prizren. Unë kur kam hy në politikë nuk kam hy me idenë që hajt të shkoj diku ku është më lehtë . Unë jam njeri i sfidave dhe nuk përtoj.  Çfarëdo që vlerësojnë të tjerët se mund të kryej, unë jam i gatshëm me hy”, tha Selmanaj në televizionin publik.

Zëvendëskryeministri ka kritikuar qeverisjen e Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, duke pohuar se edhe ai ka besuar në ndryshim kur ky i fundit u zgjodh në krye të Prizrenit.

 “Në Prizren ka ndodhur një ndryshim para katër vjetësh dhe kemi besu edhe ne në atë ndryshim. Por jemi zhgënjy, jemi zhgënjy shumë”, tha Selmanaj.

“Qeverisja në Prizren është si mos më keq, ka degraduar në çdo aspekt dhe ta shoh, nuk e kam menduar akoma sepse tash agjenda shtetërore në nivel nacional me obligimet që i kemi vërtetë s’po më lënë shumë me mendu për ndryshimet eventuale, por do të ishte sfidë interesante për mua me provu edhe garën për Prizren”, shton ai.

“Nëse me ofrohet mua një mundësi e tillë do ta mendoja seriozisht”, përfundoi Selmanaj./Gazeta Sinjali/