image Selmanaj Kurtit: Keni abstenu, ju kemi thënë t'u prini proceseve

Kosovë

Politikë/ Selmanaj Kurtit: Keni abstenu, ju kemi thënë t’u prini proceseve

news image

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se kryeministri Albin Kurti ka abstenuar për ta prirë dialogun, shkruan Gazeta Sinjali.

Selmanaj thotë se abstenimi i Kurtit ndaj proceseve me rëndësi për Kosovën është e papranueshme për LDK-në, prandaj kërkojnë rrëzimin e tij.

“Keni abstenu. Ne kemi shkarku zotin Haradinaj pikërisht për këtë, nuk dëshironte t’i printe procesit të dialogut, fillimisht e pati vendos Hashim Thaçin, pastaj një ekip hibrid. Të njëjtën e bëtë edhe ju. Ne ju thamë dilni në krye të punëve, mos e lejoni ndarjen e Kosovës, shkoni në Shtëpinë e Bardhë, hiqeni tarifën dhe prini procesit,  ju abstenuat. Dhe ne këtë situatë nuk mund ta pranojmë”, iu drejtua Selmanaj Kurtit.

Në Kuvendit e Kosovës aktualisht është duke u mbajtur seanca plenare për votimin e mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti./Gazeta Sinjali/