image Selmanaj – Kurtit: Kam filluar të dyshoj në ty, kujt po i shërben, i kujt je dhe për kë je këtu

Politikë

Selmanaj – Kurtit: Kam filluar të dyshoj në ty, kujt po i shërben, i kujt je dhe për kë je këtu

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë është duke dyshuar se “kujt po i shërben Kurti, i kujt është dhe për kë është”.

Ai tha se ka nisur të dyshojë në Kurtin në momentin që “e glorifikon një kriminel”, referuar deklaratave të Kurtit për Oliver Ivanoviqin.

Selmanaj ka thënë se Kurti duhet të rrëfehet në një seancë të veçantë për gjithçka çfarë ka ndodhur në Veri kohëve të fundit.

“Unë e lus kryeministrin të vijë në një seancë tjetër që të na rrëfehet se çfarë po ndodh edhe me targat, edhe me zgjedhjet atje edhe me mungesën e sovranitetit në atë mungesë. Unë sa e pash kryeministri nuk është as i gatshëm emocionalisht, ndoshta i duhet qetësi edhe këtij”, ka thënë Selmanaj.

“Unë vërtetë kam fillu me dyshu kur ti një vrasës e glorifikon, kujt po i shërben ti, i kujt je ti, për kë je ti këtu”, ka vazhduar ai.

/GazetaSinjali/