Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani në lidhje me rritjen e numrit të rasteve dhe fataliteteve të COVID-19 në Kosovë.
Selmanaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka hedhur kritika të ashpra ndaj dy liderëve duke thënë se të njëjtit kanë lënë qytetarët në mëshirë të fatit pa vaksina.
Sipas tij, mjekët, inspektorët e policët janë pa shtesa teksa krejt çka po bëjnë Kurti e Osmani është fajësimi i të tjerëve.
“Jeni ngritur në politikë me mashtrim dhe viktimizim dhe të tillë do përfundoni, si udhëheqësit më të turpshëm dhe më mediokër të historisë më të re të Kosovës”, ka shkruar Selmanaj.
Për fund ai shtoi se “Ju kemi thënë me kohë, por nuk na besonit”. /GazetaSinjali/