image Selmanaj-Kosnettit: Qeveria ka prioritet luftën kundër korrupsionit e zhvillimin e dialogut

Politikë

Selmanaj-Kosnettit: Qeveria ka prioritet luftën kundër korrupsionit e zhvillimin e dialogut

news image

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, pas takimit që ka pasur sot me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka prioritet luftën kundër korrupsionit, reformat në drejtësi dhe zhvillimin e dialogut.

“Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj e njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e kabinetit të tij, siç janë: luftimi i korrupsionit, reformat në drejtësi, si dhe zhvillimi i dialogut”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, ambasadori amerikan në këtë takim ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

“Ndërsa, ambasadori Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit – përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim me Publikun e Kryeministrit./GazetaSinjali/