image Selmanaj jep tri arsyet pse abstenoi për referendumin: Mungesa e integritetit të Kurtit, futi në cirk Kuvendin

Politikë

Selmanaj jep tri arsyet pse abstenoi për referendumin: Mungesa e integritetit të Kurtit, futi në cirk Kuvendin

news image

Në votimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, deputeti i vetëm që abstenoi, duke sfiduar partinë, ishte Driton Selmanaj.

Selmanaj përmes një postimi në Facebook, ka dhënë tri arsye, që sipas tij, ndikuan që të abstenonte.

Arsyeja e parë sipas tij ishte se seanca e jashtëzakonshme ishte e panevojshme, e pakuptimtë dhe pa fije substance. “Asnjëherë nuk ka nevojë që Kuvendi të mblidhet për t’ia kujtuar dhe rikujtuar detyrat kushtetuese që kanë institucionet tjera“, ka shkruar ai.

Ai thotë se detyrat kushtetuese për Kryeministrin, Presidentin dhe Kuvendin janë të shkruara dhe të përcaktuara me Kushtetutë dhe të njëjtat duhet zbatohen me detyrim nga të gjithë, pa pasur nevojë për rikujtim ndaj njëri-tjetrit.

Si arsye të dytë, Selmanaj thotë se kishte bindjen se kjo seancë ishte thirrur nga Albin Kurti, në mënyrë që ky i fundit ta shpërndante një pjesë të përgjegjësisë vendimmarrëse .

“Kisha bindjen që kjo seancë ishte thirrur nga Albin Kurti për ta shpërnda një pjesë të përgjegjësisë vendimmarrëse nga pazotësia e tij për të marrë vendime në zbatim të detyrimeve kushtetuese. Mungesa e integritetit të tij për të marrë vendime, futi në cirkun e tij krejt në mënyrë të pakuptimtë Kuvendin e Republikës së Kosovës.”

Ndërsa arsyeja e tretë që ia ka renditur lidhet me relacionin me partnerët strategjikë lidhur me këtë çështje.

“Mënyra e menaxhimit të kësaj situate në relacion me partnerët tanë strategjikë me theks të veçantë me SHBA-të.  Është hera e parë në historinë e re të Kosovës, që të gjitha vendet e QUINT-it të dalin kundër nesh. Kjo tregon që Albin Kurti me njerëzit e tij ka cenuar rëndë komunikimin dhe bashkëpunimin me ta. Pasojat e këtij mos bashkëpunimi do i shohim në ditët dhe muajt në vijim. Kam bindjen që ky është vetëm fillimi.”

/GazetaSinjali/