image Selmanaj: Jam shumë i lumtur që kjo qeveri nuk zgjati më shumë

Kosovë

Deklaratë/ Selmanaj: Jam shumë i lumtur që kjo qeveri nuk zgjati më shumë

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se ai është më se i lumtur për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe prishjen e koalicionit VV-LDK.

“Unë jam më se i lumtur që kjo qeveri nuk zgjati më shumë, kam përshtypjen që për këto 50 ditë sa ishim në qeverisje i bëmë dëm Kosovës më shumë se do t’i bënim për 20 vjet”, tha Selmanaj në Debat Plus.

Selmanaj gjithashtu tha se Vetëvendosje kishte për qëllim që si parti e parë të ketë nën kontrollë partinë e dytë. Sipas Selmanaj kështu nuk funksionon LDK-ja dhe nuk është partneriteti i duhur./ Gazeta Sinjali/