Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se shkarkimi i Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm ishte pjesë e planeve dhe qëllimeve të kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo pasi, sipas tij, pas shkarkimit të Veliut, si ushtrues detyre nuk u vendos dikush nga LDK-ja, por nga Vetëvendosja.
“Zoti Kurti, arsyeja që ju po e jepni për zotin Veliu, që po thoni që vetëm për dy fjalë goje e kom shkarku. Nuk vendos qeveria për gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe po të thoshte zoti Veliu, ku me ditë çka për atë temë, çështja e gjendjes së jashtëzakonshme shtrohet në kuvend, jo te ju. Dhe unë do t’ju mirëkuptoja juve sikur ushtrues detyre ta vendosnit njeriun e LDK-së, pse nuk e vendosët Bajam Gacin, por Zotin Sveçla, a është e LDK-së ajo ministri, do të thotë kjo tregon për qëllimet e tua. Kjo tregon për planet e juaja”, tha Selmanaj. /Gazeta Sinjali/