image Selimi thotё se nuk do tё dorёzohen nёse Gjykata Kushtetuese merr vendim tё padrejtё

Politikë

Selimi thotё se nuk do tё dorёzohen nёse Gjykata Kushtetuese merr vendim tё padrejtё

news image

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetёvendosjes, Rexhep Selimi, tha se Vetёvendosje nuk do tё dorёzohen nёse Gjykata Kushtetuese do tё marrё vendim tё padrejtё.

“Ne nuk do tё dorёzohemi ndaj njё vendimi tё padrejtё, por deri mё tash nuk kemi pasur raste qё tё formohet qeveria pa fituesin”, tha Selimi.

Selimi gjithashtu theksoi se Vetёvendosje nё vitin 2014 kishte kёrkuar qё tё formohej qeveria pa fituesin, atё kohё pa PDK-nё, Gjykata Kushtetuese nuk i kishte lejuar. Sipas tij, kёshtu duhet tё veprojё edhe tani nё kёtё situatё me dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

“Nё atё kohё, nё vitin 2014, e kemi kёrkuar, por Gjykata Kushtetuese nuk na ka lejuar, pra as tash nuk duhet ndryshuar”, u shpreh Selimi nё Debat Plus./ Gazeta Sinjali/