Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur në gjuhën serbe duke ironizuar me takimin e kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Selimi i ka kërkuar llogari Hotit se pse ai i është përgjigjur serbisht Vuçiqit.
Kur Selimi citoi në gjuhën serbe Hotin, deputetët në Kuvend i kujtuan se edhe ai është duke folur serbisht në këto momente.
“Citova, a e shihni se mua nuk më shkon serbishtja”, tha Selimi pastaj.
Ndër të tjerash Selimi tha se Qeveria Hoti në dialog përball Vuçiqit ka shkuar pa platformë.
“Ju keni shkuar në Bruksel pa ndonjë platformë, pa delegacion, nëse keni një platformë na thuani cila është ajo, nëse keni delegacion, na thoni kush janë ata”, u shpreh Selimi në Kuvend./ Gazeta Sinjali/