image Selimi i përgjigjet Hazirit: Presidenti kalon edhe nëpër zyret e AAK-së

Kosovë

Selimi i përgjigjet Hazirit: Presidenti kalon edhe nëpër zyret e AAK-së

news image

Ministri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi e ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri që tha se posti i presidentit të vendit kalon nëpër zyret e këtij subjekti politik.

Selimi tha se deklarata e Hazirit është korrekte, derisa shtoi se çdo emër për president kalon nëpër zyrat e LDK-së, AAK-së e Nismës.

“Deklarata e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit është korrekte sepse çdo emër për president kalon nëpër zyrat e LDK-së, ashtu siç kalon edhe nëpër zyret e AAK-së, e edhe në zyret e Nismës”, ka thënë Selimi në Frontal . /Gazeta Sinjali