image Selimi i jep merita Konjufcës pasi Kurti nuk e përmendi fare

Kosovë

Reagim/ Selimi i jep merita Konjufcës pasi Kurti nuk e përmendi fare

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka shkruar se Glauk Konjufca është kryetari ma i mirë që ka pasur Grupi Parlamentar ndonjëherë.

“Nuk eshte veç minister por edhe Kryetari ma i mire qe ka pase Grupi Parlamentar ndonjehere”, ka shkruar Selimi.

Ndërkaq, në media është folur për një marrëdhënie jo të mirë mes kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Kjo pas deklaratës së ish- këshilltarit të Kurtit, Shkelzen Gashi, për vrasjet që kanë kryer disa pjesëtarë të UÇK-së ndaj civilëve serbë.

Për herë të fundit, Konjufca, si njeriu i dytë më i votuar në Vetëvendosje, ka folur para 18 dite, në një emision debatues kur në mënyrë indirekte kishte kritikuar Kurtin për deklaratën e tij se “SHBA-ja kishte bërë presion për rrëzimin e qeverisë së tij.

E Kurti një javë më parë, në Instagram shkruajti për rritjen e Vetëvendosjes këto dy vitet e fundit, por pa përmendur fare Glauk Konjufcën.

Ai përmendi sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe Besnik Bislimin, duke u dhënë merita për ngritjen e Vetëvendosjes.

E merita për këtë nuk ka harruar t’i jap Rexhep Selimi, ai madje për Konjufcën ka shkruar “Me GlaUKIN”./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=250669099677183&set=a.140247510719343&type=3