image Selena Gomez thotë se Instagrami po shkatërron identitetin e të rinjve

Bota e Yjeve

Showbiz/ Selena Gomez thotë se Instagrami po shkatërron identitetin e të rinjve

news image

Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore, Selena Gomez beson se rrjetin social Instagram, po e shkatërron gjeneratë e saj.

Këtë ajo e ka thënë së fundmi në disa përgjigje drejtuar fansave të saj, të cilët patin rastin t’i bënin pyetje artistes përmes “Dazed Magazine”, transmeton Gazeta Sinjali.

E pyetur se nëse do ta largonte plotësisht Instagramin po të kishte mundësi, Selena nuk ka hezituar të përgjigjet.

“Oh zoti im! Mendoj se shumë njerëz nuk do të më duan pasi po them po. Nëse do të mund të gjeja një baraspeshim do të ishte shumë mirë, por do të gënjeja nëse nuk do të thosha se nuk po shkatërron disa nga gjenerata ime, identitetin e tyre. Kjo është njëra prej arsyeve të mëdha përse e kam titulluar albumin ‘Rare””, citohet të ketë thënë artistja.

Sipas 27-vjeçares shumica e gjeneratës po tentojnë të jenë si të gjithë, kështu duke shkatërruar atë që i bënë ata unik.

Anipse artistja nuk e pëlqen shumë rrjetin social Instagram, ajo renditet si personi i katërt më i ndjekur në këtë platformë./Gazeta Sinjali/