image Selena Gomez thotë se është në kërkim të dashurisë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Selena Gomez thotë se është në kërkim të dashurisë

news image

Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore Selena Gomez, ka thënë se nuk ka hequr dorë nga dashuria anipse është zhgënjyer shumë nga ish i dashuri Justin Bieber.

Gomez në një intervistë për “Zach Sang Show”, ka thënë se është gati të krijojë një lidhje të re dashurie, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kam qenë super beqare këto dy vjet dhe dua të di se si do të jetë dashuria në të ardhmen për mua. Dua të jetë e vërtetë nuk dua të jetë e rrëmujshme apo të ketë mungesë komunikimi. Kur rritesh gjen njerëzit e duhur për vetën që janë në të njëjtën rrjedhë me ty”, citohet të ketë thënë artistja.

Selena rrëfeu se është shumë e qetë dhe po bën shumë qejf, anipse viti i parë si një beqare kishte qenë pak vështirë për të.

Kujtojmë se artistja ka publikuar së fundmi këngën “Lose You to Love Me”, e cila është dedikim për Justin Bieber./Gazeta Sinjali/