Këngëtarja njëherësh dhe aktorja e njohur me famë botërore, Selena Gomez, prej disa ditësh është duke u përfolur për një lidhje me këngëtarin Niall Horan.
Javën e kaluar, Selena u fotografua shumë pranë këngëtarit në një darkë, teksa burime pranë dyshes treguan se po atë natë, ata u panë duke u puthur në një vend ku thuajse nuk i shihte njeri.
Selena është fotografuar sërish teksa shkonte në shtëpinë e Niallit, e veshur thjeshtë dhe me një qese plot me ushqim.
Kjo i ka shtuar edhe më shumë dyshimet për lidhjen e re të këngëtares, e cila duket se i ka bërë gjërat më serioze me ish-pjesëtarin e grupit “One Direction”.
Megjithatë, asnjëri nga artistën nuk është deklaruar në lidhje me shkrimet për ta./Gazeta Sinjali/