image Sekuestrohen 145 kilogramë kanabis, arrestohet kryeplaku i fshatit

Shqipëri

Sekuestrohen 145 kilogramë kanabis, arrestohet kryeplaku i fshatit

news image

Një sasi prej 145 kilogramësh kanabis dhe municion luftarak janë sekuestruar nga policia në fshatin Nojë në Krujë. Policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit si të dyshuar dhe është në kërkim të dy të dyshuarve tjerë.

Policia bën të ditur se është vënë në pranga shtetasi H. M., 66 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Nojë. Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë rast janë shpallur në kërkim edhe shtetasit B. S.(X)., 34 vjeç, banues në Nojë, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”, shkruan A2.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 145 kg lëndë narkotike kanabis sativa, gati për shitje, si dhe municion luftarak.

/GazetaSinjali/