Sekretarja e Ministrisisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Rozafa Ukimeraj është infektuar me COVID-19.
Ajo është në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pas rezultatit të marrë është vetlizoluar.
Ukimeraj ka shkruar se u testua në Maqedoni pasi “nuk arrita të trajtohem dinjëtetshëm nga institucionet shtetëore”, shkruan Gazeta Sinjali.
“Unë sot kam rezultuar pozitiv me virusin “Corona”. Unë jam në vetizolim që nga dita e hënë dhe po ndjehem mirë me shëndet. Po shpresoj se do t’ia tejkaloj edhe këtë sfidë. Edhe pas shumë përpjekjeve, unë nuk arrita të trajtohem dinjëtetshëm nga institucionet shtetëore, prandaj testimin e kam kryer në Maqedoninë Veriore”, ka shkruar Ukimeraj.
Ajo bënë thirrje tek të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të bëjnë kontroll mjekësor.
“Të gjithë ata që kemi pasur kontakte, ju lutem, bëni kontroll mjekësore, meqë nuk do të kontrolloheni nga ndonjë institucion përgjegjës”, ka shkruar tutje”, ka shkruar ajo.
Tani, rastet e kontakteve me koronavirus më nuk do të testohen por vetëm ata të cilët kanë simptoma. /Gazeta Sinjali